Intervista e parë për aventurën amerikane, Messi: Jam shumë i emocionuar!

Intervista e parë për aventurën amerikane, Messi: Jam shumë i emocionuar!

18:18, 26/06/2023

Lionel Messi mbylli pas dy sezonesh aventurën në Francë teksa u aktivizua në radhët e Paris Saint-Germain. 

Kampioni i Botës tashmë e ka mbyllur kapitullin me PSG ndërsa befasoi jo pak me zgjedhjen për të vijuar karrierën në Amerikë aty ku do të veshë fanellën e Inter Miamit. 36-vjeçari, pas ndeshjes së lamtumirës së Juan Roman Riquelme, nga stadium “Bombonera”, foli për herë të parë në lidhje me transferimin në Amerikë teksa u shpreh se është mjaft i emocionuar.

 “Për mua ishte kënaqësi të isha dëshmitar në ndeshjen e lamtumirës së Riquelme, argjentinasit e kanë “pikë të dobët”. Riquelme është histori për Boca Juniors dhe unë u kënaqa shumë që u riktheva të luaj në një stadium si “Bombonera”. Tani pres të marr disa ditë pushime, të rikuperoj energjitë dhe të përgatitem për sezonin e ri. Do të nis një aventurë të re, në një skuadër të re dhe një qytet të ri. Jam shumë i emocionuar për këtë”, u shpreh Messi i cili pritet të debutojë me Inter Miamin në ndeshjen e datës 21 korrik ndaj skuadrës meksikane të Cruz Azul.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco