Zidane 'mbyll' pushimet e gjata: Më mungon adrenalina

Zidane 'mbyll' pushimet e gjata: Më mungon adrenalina

17:12, 26/06/2023

 

Një lojtar legjendar, por edhe një trajner i mbushur me tituj, Zinedine Zidane, është rikthyer të flasë për futbollin pas dy viteve mungesë.

51-vjeçari duket se po planifikon të mbyllë pushimet e gjata. Për Zidane kanë qarkulluar gjithnjë zëra për një detyrë te kombëtarja franceze apo Juventus.

Megjithatë, vetë ish-mesfushori nuk pranon të japë indikacione dhe së fundmi shprehet se i mungon adrenalina e të drejtuarit një ekip.

“Shpresoj të rikthehem shpejt në rolin e trajnerit. A më mungon adrenalina? Po, sigurisht, e kam të nevojshme. Më mungon diçka e tillë prej dy vitesh, por shpresoj të rikthehem shpejt. Në momentin që mësohesh me futbollin, nuk mund të rrish shumë gjatë larg tij. Kur je i apasionuar, pasioni mbetet aty gjithnjë i paprekur dhe i pandikuar nga rrethanat e jashtme. Pastaj ka momente kur je edhe më i relaksuar, edhe ato janë të nevojshme”, tha francezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco