Drejtuesit e Milanit me sytë nga UEFA, sot mësojnë nëse do të luajnë në Europë

Drejtuesit e Milanit me sytë nga UEFA, sot mësojnë nëse do të luajnë në Europë

15:27, 26/06/2023

Milani arriti të siguronte kualifikimin në Ligën e Kampioneve, ndërkohë që Tuluza arriti të kualifikohej në Ligën e Europës duke qenë se fitoi Kupën e Francës.

Të dyja klubet janë me një pronar dhe “RedBird” ka shumicën e aksioneve nga të dyja klubet.

Kjo bën që të ketë një kundërshtim me rregullat e UEFA-s prandaj duhet që të ndryshohet pronësia e njërit klub.

Rregullorja thotë se dy klube me të njëjtin pronar, nuk mund të luajnë në të njëjtin kompeticion europian ose në kompeticione të përafërta.

Një javë më parë, drejtuesit e RedBird paraqitën në UEFA dorëheqjen nga klubi i Tuluzës duke mbetur vetëm në krye të Milanit.

Ata shpresojnë që me këtë vendim të mund të marrin pjesë në Europë me skuadrën franceze, duke qenë se Milani nuk rrezikohet për shkak se Serie A renditet më lart.

Ditën e sotme, pritet që UEFA të japë një vendim në lidhje me të ardhmen e Tuluzës.

Nëse dokumentet nuk janë në rregull, atëherë vetëm Milani do të jetë në Europë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco