Mc Kresha, menaxher dhe pjesë e stafit teknik te Phoenix

Mc Kresha, menaxher dhe pjesë e stafit teknik te Phoenix

14:04, 26/06/2023

Duket se momenti i shumëpritur për këngëtarin nga Mitrovica, Mc Kresha erdhi.

Mc Kresha i cili është i pasionuar pas futbollit, tani është bërë edhe pjesë e një klub kosovar.

Mc Kresha i pajisur me Licencën C në Tiranë iu bashkua klubit Phoenix, i cili në sezonin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Parë.

Siç tregojnë drejtuesit e klubit, Mc Kresha do të kryejë funksione të rëndësishme në klubin nga Istogu.

“Mc Kresha do të jenë pjesë e jona për këtë sezon si menaxher gjeneral i klubit tonë dhe pjesë stafit teknik pasi që i njëjti e posedon edhe licencën C. Në ditët në vijim do ta bëjmë prezantimin e tij në mënyrë më të detajuar”, thotë për Tëvë1, Fabiana Ferati, sekretare gjenerale e klubit.

Tek Phoenix, Mc Kresha do ta gjejë bashkëvendësin e tij, Gani Sejdiu, i cili është trajner i kësaj skuadre. Ky do të jetë vetëm fillimi i rrugëtimit të Mc Kreshës në futboll, një rrugëtim i cili mund të jetë i gjatë, e pse jo edhe i suksesshëm pasi njohuritë për futbollin ai i ka të bollshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco