Sirena arabe për Moratën, Al Hilal mbulon në ar sulmuesin spanjoll

Sirena arabe për Moratën, Al Hilal mbulon në ar sulmuesin spanjoll

17:46, 21/06/2023

 

Vazhdojnë të çudisin lajmet që vijnë nga Arabia Saudite, ku çdo ditë ka nga një ofertë të frikshme për yjet e futbollit europian që të transferohen në kampionatin arab.

Tashmë sirenat arabe bien për Alvaro Moratën. Sulmuesi i Atletico Madrid ka përfunduar në shënjestrën e Al Hilal, që po përgatit një ofertë prej 50 milionë eurosh në sezon për ish-sulmuesin e Juventusit.

Edhe Roma ka shfaqur interes për lojtarin, madje ka ofruar 24 milionë euro për kartonin e tij, por tashmë duhet pasur shumë kujdes nga Arabia, që ka destabilizuar tregun e futbollistëve në kontinentin plak

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco