Zëvendësuesi i Edin Dzekos, Interi fut hundët tek objektivi kryesor i Milanit

Zëvendësuesi i Edin Dzekos, Interi fut hundët tek objektivi kryesor i Milanit

17:28, 21/06/2023

 

Largimi pothuajse i sigurt i Edin Dzekos nga Interi, bën që drejtuesit zikaltër t’i rikthehen një objektivi të vjetër. Bëhet fjalë për Marcus Thuram i cili shihet si zëvendësuesi ideal i “Mjelmës nga Sarajeva”.

Megjithatë, asgjë nuk do të jetë e lehtë për Beppe Marottën dhe Piero Ausilion që për të arritur te sulmuesi francez, duhet të mposhtë konkurrencën e Milanit dhe PSG-së që për momentin janë në “pole position”. Këta të fundit i kanë ofruar një pagë relativisht të lartë Thuramit dhe po përpiqen ta bindin të firmosë sa më parë.

Nga ana tjetër, Marotta ka nisur kontaktet me agjentët e lojtarit që nuk e përjashton mundësinë për t’u transferuar në Itali, aty ku lindur, ndërsa babai i tij Lilian ka shkëlqyer. Thuram është një lojtar që mund të transferohet me parametër zero dhe drejtuesit zikaltër do të provojnë gjithçka duke parë boshkllëkun e madh që kanë në sulm. Me largimin e Dzekos, të ardhmen e paqartë të Lukakut dhe Correas, tek Interi pritet të ndërhyjnë me të gjitha forcat në repartin ofensiv. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco