Kushta nuk i kursen elozhet për Silvinjon: Është bërë një me sportdashësit shqiptarë

Kushta nuk i kursen elozhet për Silvinjon: Është bërë një me sportdashësit shqiptarë

17:10, 21/06/2023

Fitoret e Shqipërisë përballë Moldavisë dhe Ishujve Faroe kanë rritur shpresën dhe optimizmin se Kombëtarja kuqezi do të luajë në Europianin e Gjermanisë vitin tjetër.

Legjenda e Kombëtares, Sokol Kushta, nuk i kurseu elozhet për trajnerin brazilian Silvinjo, duke e krahasuar me Rejën dhe duke thënë se më parë kësaj skuadre i kishte munguar entuziazmi, dhe morali i fituesit.

“Urime Kombëtares… Po të shikojmë në të tre fotot, është një gjë që na ka munguar… është grupi, entuziazmi, bashkimi dhe morali i fituesit. Tregoi karakter dhe kur loja u barazua. Kjo është diferenca e trajnerit që iku me këtë që erdhi. Ky është një trajner që është bërë njësh me Kombëtaren, njësh me sportdashësit shqiptarë, njësh me ne. Dhe vështirë që ky të dështojë”, shkruan Kushta.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco