Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, uron Partizanin për titullin kampion

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, uron Partizanin për titullin kampion

16:40, 21/06/2023

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka dërguar një letër urimi për ekipin kampion të Shqipërisë, Partizanin.

Kreu i qeverisë Botërore të Futbollit ia ka adresuar letrën Presidentit të FSHF-së dhe klubit të kuq.

Në urimin e tij Infantino thekson se titulli për Partizanin vjen si rezultat i punës së palodhur, pasionit dhe përkushtimit të të gjithë ekipit.

Gjithashtu ai falënderon edhe Presidentin Duka dhe FSHF-në për kontributin e dhënë në zhvillimin e futbollit në vend.

Letra e plotë e Infantinos

I dashur President,

Me shumë kënaqësi uroj FK Partizani për kurorëzimin si kampion i Shqipërisë për edicionin 2022-2023.

Ky titull nuk mund të arrihej pa punën e palodhur, pasionin dhe përkushtimin e të gjithë ekipit dhe çdokush në klub duhet të ndihet shumë krenar. Lutem, dërgoni urimet e mia çdokujt që ka qenë i përfshirë në këtë arritje të madhe.

Në emër të të gjithë komunitetit të futbollit, gjej rastin t’ju falënderoj juve dhe Federatën tuaj për kontributin tuaj në zhvillimin dhe prosperitetin e futbollit në Shqipëri dhe Europë.

Pres të shihemi së shpejti,

Juaji sinqerisht,

Gianni Infantino

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco