Shqipëria ka një Kampion Olimpik Special, Gersi Troka triumfon në not

Shqipëria ka një Kampion Olimpik Special, Gersi Troka triumfon në not

16:25, 21/06/2023

Shqipëria ka kampionin e saj edhe në Lojërat Olimpike Speciale, që po mbahen në Berlin prej datës 17 qershor.

Notari Gersi Troka ia ka dalë të bëjë një performancë të shkëlqyer në garën 200 metra stil i lirë në not, duke ia dalë të marrë medalje ari.

Gersi ia doli të bëjë një performancë të shkëlqyer në çerekfinale e gjysmëfinale, duke lënë ndjeshëm pas rivalët e tij, teksa edhe në finale ia doli të vendosë kohën më të mirë, duke marrë medaljen e parë të Artë për Skuadrën Speciale Shqiptare.

Kjo nuk është hera e parë për notarin Gersi Troka, që ia del të marrë medalje në evente ndërkombëtare, por do të mbahet mend padyshim si medalja e parë e artë e Shqipërisë, në Lojërat Olimpike Speciale.

Skuadra Olimpike Speciale Shqiptare përfaqësohet me 10 sportistë në Lojërat e Berlinit, 5 herë më shumë se në Lojërat paraardhëse.

Ata garojnë në disiplina të ndryshme si noti, peshëngritja, basketbolli e atletika, teksa pavarësisht vështirësive të panumërta organizative, kanë vullnetin të përfaqësojnë denjësisht vendin tonë dhe madje të sjellin edhe medalje të arta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco