Kovacic është lojtari më i ri i Manchester City-t, janë zbuluar të gjitha detajet e transferimit

Kovacic është lojtari më i ri i Manchester City-t, janë zbuluar të gjitha detajet e transferimit

15:50, 21/06/2023

Mesfushori kroat Mateo Kovacic është një lojtar i ri i Manchester Cityt, ka njoftuar në Twitter eksperti më i famshëm i transferimeve në botë, Fabrizio Romano.

Italiani shtoi detajet e marrëveshjes së madhe që po përgatiteshin prej javësh dhe tashmë ka mbetur vetëm një ekzaminim mjekësor dhe një njoftim zyrtar.

Kovacic ka rënë dakord për pagën me Cityn kohë më parë dhe tani është arritur marrëveshja mes klubeve, pasi kampionët e Evropës do të paguajnë 35 milionë euro për kroatin.

Vlera fikse e paguar është 30 milionë euro, ndërsa pesë të tjerat do të vijnë përmes bonuseve të ndryshme.

Është interesant fakti se ky është transferimi i tretë më i shtrenjtë i një futbollisti kroat në histori dhe se në dy vendet e para është Mateo Kovacic.

Kujtojmë se Reali pagoi 38 milionë euro kur e bleu nga Interi, ndërsa Chelsea 45 milionë euro kur e solli nga Reali.

Kovacic mbërriti te Chelsea katër vite më parë dhe përveç Realit, më parë ka luajtur edhe për Interin dhe Dinamon e Zagrebit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco