Dani Alves flet për herë të parë publikisht nga burgu: A fle e qetë ajo vajzë?

Dani Alves flet për herë të parë publikisht nga burgu: A fle e qetë ajo vajzë?

14:52, 21/06/2023

Ish-lojtari i kombëtares braziliane, Dani Alves foli për herë të parë publikisht nga burgu ku ndodhet, pasi u përball me akuza të rënda për sulm seksual në një klub nate në Barcelonë.

Ylli i gjeneratës më të suksesshme të Barcelonës është në paraburgim që nga 23 janari 2023, pasi një grua 23-vjeçare e akuzoi atë se e kishte sulmuar seksualisht në një tualet në një klub nate të njohur në metropolin katalanas.

"Nuk e di nëse e ka ndërgjegjen e pastër, nëse fle mirë natën. Por unë e fal. I bëj thirrje ndërgjegjes së saj. Nuk ka pasur asnjë natë që nuk kam fjetur i qetë. Asnjë natë. Ndërgjegjja ime është e pastër. Unë kurrë nuk lëndova askënd. As nuk e lëndova atë natë. Vendosa të jap këtë intervistë, intervistën time të parë, për t'i bërë të ditur njerëzve se çfarë mendoj unë. Unë dua që ju të dini historinë e asaj që unë përjetuar atë mëngjes dhe në atë tualet. Një histori 'e tmerrshme' frike dhe tmerri ka dalë në publik që nuk ka të bëjë fare me atë që ndodhi apo me atë që bëra", tha Alves, i cili, nëse dënohet, përballet me 6 deri në 12 vjet burg.

Braziliani tregoi gjithashtu versionin e tij të ngjarjes.

"U futa pas saj. Hyra pas saj. As derën nuk e mbylla me kyç. Dera ishte e hapur gjatë gjithë kohës, praktikisht isha i ulur tek tualeti gjatë gjithë kohës", shtoi Alves.

Në intervistë, ai bëri thirrje për ndërgjegje dhe përsëriti me këmbëngulje se është i pafajshëm.

 

"Më shkon mendja se është dikush që i ka dhënë asaj këshilla të këqija. Se është ndjerë keq pasi e ka bërë, se ka bërë një hap përpara dhe nuk di si të dalë nga rrëmuja në të cilën u fut dhe më tërhoqi zvarrë. I vetmi person të cilit duhet t'i kërkoj falje është gruaja ime - Joana Sanz", tha Alves për programin Ana Rosa në televizionin spanjoll.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco