Zyrtare/ Spikati tek Erzeni, Partizani prezanton mesfushorin 22 vjeçar

Zyrtare/ Spikati tek Erzeni, Partizani prezanton mesfushorin 22 vjeçar

14:28, 21/06/2023

Tani është zyrtare! Adnard Mehmeti është lojtari më i ri i Partizanit! Lajmin e ka bërë të ditur klubi kryeqytetas me anë të një postimi në faqen zyrtare.

Mesfushori që  ra në sy për performancën e tij te Erzeni në sezonin e fundit, ishte bashkuar në stërvitje prej ditësh me të kuqtë ndërkohë që sot u prezantua nga drejtori sportiv, Arbër Abilaliaj. Ai ka firmosur një kontratë për 4 sezone me fanellën e të kuqve.

“Partizani njofton afrimin e Adnard Mehmetit. Mesfushori kosovar është përforcimi më i ri i kampionëve të Shqipërisë. Klubi dhe lojtari kanë nënshkruar një kontratë 4 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. 22 vjeçari bashkohet me të kuqtë pas eksperiencës shumë pozitive te Erzeni, skuadër me të cilën regjistroi edhe 34 ndeshje”, shkruan klubi i kuq.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco