U bë tapë në festimet e Man City-t, flet Grealish: Nuk do të të gënjej, po jetoj ëndrrën time

U bë tapë në festimet e Man City-t, flet Grealish: Nuk do të të gënjej, po jetoj ëndrrën time

14:11, 21/06/2023

Lojtari i kombëtares angleze dhe sulmuesi i Manchester Cityt, Jack Grealish, ka folur për festën dhe alkoolin që e kanë bërë prej ditësh njeriun kryesor të mediave sportive botërore.

Grealish dha një kontribut të madh në fitimin e tripletës për Manchester Cityn, dhe më pas e “shpërbleu” veten me disa ditë e net argëtimi pas fitimit të Champions League.

Për tre netë dhe tre ditë radhazi, Grealish piu në tre vende të ndryshme pasi fitoi Ligën e Kampionëve kundër Interit. Fillimisht piu në Stamboll, më pas në Ibiza dhe natën e tretë e mbylli në Manchester, ku u mbajt një paradë festive.

Fotot e tij në një gjendje dukshëm të dehur u bënë shpejt virale, por në një farë mënyre ai arriti të marrë pjesë në grumbullim me ekipin kombëtar të Anglisë. Ai u aktivizua në ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut (7-0).

Tani ai më në fund foli për gjithçka. Siç ka thënë dikur në karrierën e tij, nuk gënjen se i pëlqen të argëtohet, përderisa kjo nuk ndikon në lojën e tij. Tani ai e përsëriti atë.

Image

"Unë kurrë nuk do të ulesha këtu dhe të gënjej se nuk pi dhe të festoj, kur i bëj të gjitha këto. Ka shumë njerëz që do të thonë se nuk e bëjnë këtë, por në të vërtetë e bëjnë. Thjesht, jam i sinqertë sepse nëse do të më shihnin duke bërë diçka, do të thoshin do të doja të kishte thënë në një intervistë që nuk e bën këtë”, tha Grealish për mediat angleze.

Ai shtoi se kjo ndodhi pas tripletës, gjë që mund të mos ndodhë më kurrë te Manchester City.

"Por dëgjoni, unë thjesht po kënaqem dhe po jetoj ëndrrën time për të luajtur për klubin më të mirë në botë për mendimin tim. Ne sapo kemi fituar tripletën kështu që tani padyshim që do të pushoj me familjen dhe miqtë e mi dhe atëherë mezi pres të luaj përsëri”, shtoi ai është një anëtar i kombëtares angleze.

Së fundi, Grealish shtoi se ka video të të gjithë atyre personave që e kanë filmuar duke u argëtuar dhe duke pirë.

"E dija se çfarë po bëja. Unë jam thjesht i tillë, jam i tillë kur festoj zakonisht. Në fakt, nuk jam i tillë normalisht, por ne fituam tripletën dhe kjo mund të mos ndryshohet më kurrë. Unë shkova, u kënaqa dhe nuk isha i vetmi, u filmova shumë, por mund t'ju tregoj edhe video të të gjithë atyre njerëzve që bëjnë të njëjtën gjë", përfundoi sulmuesi i njohur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco