Conference League/ Goglat të pamëshirshme për ekipet shqiptare, short ferri për Tiranën

Conference League/ Goglat të pamëshirshme për ekipet shqiptare, short ferri për Tiranën

13:54, 21/06/2023

Pasi mësuan kundërshtarët e raundit të parë në Conference League skuadrat shqiptare si Egnatia, Tirana, Vllaznia, Shkëndija e Tetovës, Dukagjini, Shkupi dhe Gjilani zbuluan edhe kundërshtarët e raundit të dytë. Në këtë tur, kujtojmë se u shtua edhe një tjetër skuadër shqiptare si Drita e cila e nis këtë kompeticion nga raundi i dytë dhe rrezikon përballjen me një tjetër skuadër shqiptare si Shkëndija e Tetovës.

Fillimisht, shorti nisi me skuadrat të cilat marrin pjesë në turin e parë të Champions League dhe në rast eliminimi e nisin Conference League nga turi i dytë. Kështu, Partizani, Ballkani dhe Struga mësuan kundërshtarët në rast se transferohen në Conference League.

Skuadrat që i bashkohen nga Champions League:

Atletic Club D’Escaldes-Budocnost/ Partizani-Bate Borisov

Zalgiris-Struga/ Finalist nga raundi paraeliminator

Ballkani-Ludogorets/ Helsinki-Larne

Ndërkohë, skuadrat e tjera shqiptare mësuan kundërshtarët teksa një short i vështirë për Tiranën që “peshkoi” Besiktas ndërsa e komplikuar është rruga edhe për Egnatian, Vllazninë, Shkupin, Gjilanin dhe Dritën. Disi më me fat mund të konsiderohet Shkëndija e Tetovës që mund të përballet me kundërshtarë nga Ishujt Faroe dhe Estonia.

Lista me ndeshjet e ekipeve shqiptare në rast se kalojnë në turin e dytë të Conference League:

Dukagjini-Europa/ Rijeka

Tirana-Dinamo Batumi/ Besiktas

Ararat-Armenia-Egnatia/ Aris

Lienfield-Vllaznia/ Pogon Szczecin

Hegelmann-Shkupi/ Levski Sofia

Progress Niederkorn-Gjilani/ Midtjylland

Viktoria Plzen-Drita

Torshavn-Paidee Linnameeskond/ Shkëndija Tetovës-Haverfordwest County

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco