VIDEO/ Me këngën e Adem Jasharit dhe Skënderbeun midis tyre, kuqezinjtë e Kombëtares e 'djegin' në festën e fitores

VIDEO/ Me këngën e Adem Jasharit dhe Skënderbeun midis tyre, kuqezinjtë e Kombëtares e 'djegin' në festën e fitores

12:54, 21/06/2023

Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 1-3 në transfertë ndaj Ishujt Faroe, për raundin e tretë të grupit ‘E’ kualifikues të “Euro 2024”, që do zhvillohet në Gjermani.

Në Torshavn, kuqezinjtë e Sylvinhos prodhuan lojë dhe raste të mira, duke marrë vendin e dytë në grup, kjo edhe falë fitores me përmbysje 3-2 të Moldavisë me Poloninë.

Pas këtij suksesi, në Ishujt Faroe, festa e kuqezinjve ka qenë e veçantë, teksa ekipi ia ka marrë këngëve patriotike.

Edhe me "Skënderbeun" midis tyre, dëgjohet kënga e Adem Jasharit, "Mora Fjalë". Taulant Seferi duket në rolin e ‘solistit’, të cilin kuqezinjtë e tjerë e shoqërojnë. Atmosferë e zjarrtë te kuqezinjtë, nga fusha e futbollit te muzika.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco