VIDEO/ Interi krenohet me Asllanin dhe Lukakun: Shokë goli!

VIDEO/ Interi krenohet me Asllanin dhe Lukakun: Shokë goli!

11:42, 21/06/2023

Shqipëria ia doli të triumfonte ndaj Ishujve Faroe me rezultatin 3-1, duke dalë me tri pikë nga kjo transfertë që nuk rezultoi fort e lehtë.

Golat për kuqezinjtë u realizuan nga Nedim Bajrami, Kristjan Asllani dhe Ernest Muçi. Por ai që ra në sy të të gjithëve ishte goli i realizuar nga mesfushori elbasanas, Kristjan Asllani. Supergoli i futbollistit të Interit çoi peshë zemrat e tifozëve shqiptar dhe i dha sërish avantazhin kuqezinjve në një transfertë delikate. 

Ky gol, ka bërë jehonë edhe në Itali dhe vetë klubi i Interit e ka përshëndetur.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale dhe në sajtin zyrtar të klubit, Interi ka bërë bashkë Lukakun dhe Asllanin. Sulmuesi belg shënoi 2 gola në transfertë ndaj Estonisë ndërsa Asllani një gol dhe luajti 89 minuta me kuqezinjtë.

“Shokë goli”, shkruan klubi i Interit në përshkrimin e fotos së dy protagonistëve. “Asllani shënoi në 3-1 me të cilin Shqipëria fitoi si mysafir ndaj Ishujve Faroe. Bajrami dhe Muçi shënuan golat e tjerë të miqve. Kombëtarja shqiptare ka 6 pikë në renditje dhe mesfushori zikaltër luajti 89 minuta”, shkruan klubi i Interit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco