Zyrtare/ Zekirija Ramadani merr drejtimin e klubit në Arabinë Saudite

Zyrtare/ Zekirija Ramadani merr drejtimin e klubit në Arabinë Saudite

11:22, 21/06/2023

Zekirija Ramadani do të jetë pjesë e kampionatit të Arabisë Saudite nga sezoni i ardhshëm. Tekniku shkupjan do të drejtojë ekipin e Ohod Medina, skuadër kjo që militon në ligën e dytë arabe.

Ramadani nuk është trajneri i parë shqiptar që firmos në Arabinë Saudite, duke qenë se sezonin e fundit ishte Ernest Gjoka trajneri i skuadrës së Ohod. Ai arriti të përmbushte objektivin që ishte mbijetesa dhe më pas u shkarkua duke i lënë vendin Emanuel Egbos.

Ramadani ishte së fundmi trajner i Gjilanit në Kosovë ndërkohë që në Shqipëri ka drejtuar edhe skuadra si Egnatia apo Flamurtari.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco