Eliminatoret ‘EURO 2024’/ Fitore me vuajtje për Ukrainën, festojnë Finlanda dhe Armenia

Eliminatoret ‘EURO 2024’/ Fitore me vuajtje për Ukrainën, festojnë Finlanda dhe Armenia

20:59, 19/06/2023

Fitore jo pa vështirësi për Ukrainën, ndërkohë që festojnë edhe Finlanda e Armenia në ndeshjet eliminatore të “EURO 2024’.

Ukraina mposhti 1-0 Maltën, sfidë që u zgjidh nga goli me penallti i Viktor Tsygankov (72’), teksa Yarmolenko kishte humbur një penallti më parë.

Suksesi i dytë radhazi dhe 6 pikë në grupin C për Ukrainën, aty ku bëjnë pjesë edhe Anglia (9) dhe Italia (3).

Finlanda nuk u përmbajt përballë San Marinos, rival të cilin e mposhti 6-0. Daniel Hakans ishte më i miri i takimit me 3 gola.

Me këtë fitore, kombëtarja nordike është ngjitur në krye të grupit H me 9 pikë.

Tri pikë të rëndësishme siguroi edhe Armenia pas fitores 2-1 ndaj Letonisë.

Triumf që erdhi falë një penalltie të Tigran Barseghyan në minutat shtesë të sfidës.

Formë e mirë e armenëve, që tri ditë më parë mposhtën edhe Uellsin në transfertë (2-4).

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco