VIDEO/ UEFA shpall golin më të bukur të javës, është ai i Jasir Asanit ndaj Moldavisë

VIDEO/ UEFA shpall golin më të bukur të javës, është ai i Jasir Asanit ndaj Moldavisë

19:50, 19/06/2023

UEFA ka zgjedhur si golin më të bukur, realizimin fantastik të Jasir Asanit në duelin ndaj Moldavisë, ku Kombëtarja shqiptare triumfoi me rezultatin 2-0.

Një vlerësim i madh ky për 27-vjeçarin që arriti të mposhte konkretët “big” si Bernardo Silva i Manchester Cityt, apo edhe Elif Elmas, kampion me Napolin. 

Ky supergol ndaj Moldavisë do të mbahet mend gjatë nga Jasir Asani, pasi ishte i pari me fanellën e Kombëtares shqiptare, teksa i hapi rrugën suksesin ndaj Moldavisë.

Ndërkohë që ky vlerësim i UEFA-s ja shtoi edhe më shumë magjinë realizimit brilant të shqiptarit. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco