Kosova luan për fitore ndaj Bjellorusisë, publikohet formacioni zyrtar i ‘Dardanëve’

Kosova luan për fitore ndaj Bjellorusisë, publikohet formacioni zyrtar i ‘Dardanëve’

19:14, 19/06/2023

Kosova do të përballet me Bjellorusinë sot në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.

Ndeshja do të zhvillohet në Budapest, duke filluar nga ora 20:45.

Ky takim do të zhvillohet pa tifozë, meqenëse Bjellorusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, teksa si vend neutral e ka zgjedhur stadiumin “Szusza Ferenc Stadion”.

Në këtë ndeshje fitorja është opsion i vetëm për Kosovën, për të mbajtur sado pak gjallë shpresat për kualifikim.

“Dardanët” do jenë pa Milot Rashicën ndaj Bjellorusisë, për shkak të problemeve fizike.

Teksa duket që edhe Edon Zhegrova nuk ka arritur të jetë pjesë e 11-shes titullare sot.

Kujtojmë se Kosova në tri ndeshjet e para ka po kaq barazime në kuadër të Grupit I, teksa Bjellorusia nuk ka akoma asnjë pikë.

Formacioni i Kosovës

Muric, Paqarada, Aliti, Rrahmani, Vojvoda, Fazliji, Dresheviq, Celina, Rrudhani, Muslija, Muriqi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco