I ati tregon shifrën që shpenzoi Jack Grealish për alkool gjatë festës së Manchester Cityt

I ati tregon shifrën që shpenzoi Jack Grealish për alkool gjatë festës së Manchester Cityt

18:50, 19/06/2023

Një sezon si protagonist në fushë, ku ai fitoi tripletën, duke ngritur Premier Ligën, Ligën e Kampioneve dhe Kupën FA.

Por festën e vërtetë të Manchester Cityt për suksesin historik të këtij sezoni e shijoi Jack Grealish.

Sulmuesi anglez ishte shpirti i festës së “qytetarëve” në çdo pjesë të rrugëtimit të skuadrës së Pep Guardiolës nga Stambolli deri në nisje të grumbullimit me kombëtaren e Anglisë, ku nuk kishte asnjë problem që të shfaqej përpara kamerave duke konsumuar alkool, madje shumë alkool.

Dhe babai i tij, duke folur për “Mirror” ka zbuluar edhe faturën e shpenzimeve për pijet e të birit gjatë këtyre ditëve: “Fatura e pijeve i afrohej shifrës së 55 mijë eurove. E pashë faturën dhe përpara se ju ta thoni, ajo nuk ishte vetëm fatura e pijeve të Jack. Në të vërtetë, ai shkoi në shtëpi shpejt atë mbrëmje”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco