Marcus Rashford 'në prag' të nënshkrimit të kontratës së re afatgjatë me Djajtë e Kuq

Marcus Rashford 'në prag' të nënshkrimit të kontratës së re afatgjatë me Djajtë e Kuq

15:21, 19/06/2023

Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford është gati të bjerë dakord për një kontratë të re me klubin dhe do të bëhet lojtari më i paguar në Old Trafford.

Sipas Fabrizio Romano, sulmuesi anglez është i vendosur të bjerë dakord për një kontratë të re me United .

Marrëveshja aktuale e Rashford skadon në qershor 2024 dhe ai ka qenë në negociata me Djajtë e Kuq që nga fillimi i vitit.

Rashford ka pasur sezonin e tij më të mirë ndonjëherë për United , duke shënuar 30 gola në të gjitha garat, ndërsa Djajtë e Kuq përfunduan të tretët në Premier League për t'u rikthyer në Ligën e Kampionëve.

Rashford do të bëhet lojtari më i paguar i United kur të nënshkruajë kontratën e tij të re. Sulmuesi aktualisht është me 200,000 £ në javë, por ai është gati të dyfishojë pagën e tij, e cila do të rritet në 375,000 £ në javë. Për momentin, De Gea është lojtari më i paguar me 375,000 £ në javë, por kontrata e tij skadon në fund të qershorit dhe atij do t'i ofrohet vetëm një e re me kushte të reduktuara. Megjithatë, duket gjithnjë e më shumë gjasa që spanjolli do të largohet nga klubi pas 12 vitesh pas një sezoni të vështirë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco