'Faleminderit kapiten', Prishtina zyrtarizon ndarjen me Gledi Micin

'Faleminderit kapiten', Prishtina zyrtarizon ndarjen me Gledi Micin

13:57, 19/06/2023

Ka përfunduar aventura e Gledi Micit te Prishtina. Palët kanë mbyllur bashkëpunimin me konsensuse, pas 3 viteve.

“Gledi Mici është larguar nga FC Prishtina me marrëveshje të dyanshme me drejtuesit e klubit.

Mici, i cili e ka bartur edhe shiritin e kapitenit në edicionin e fundit largohet pas tre viteve nga skuadra jonë ku ka arritur që t’i fitojë të gjitha trofetë e mundshëm në futbollin tonë, titullin kampion, Kupën e Kosovës dhe Superkupën. Mici që nga viti 2020 ishte pjesë e “bardhekaltërve”.

FC Prishtina e falënderon përzemërsisht për kontributin e dhënë te skuadra jonë dhe i dëshiron shëndet e suksese në vazhdim të karrierës”, shkruhet në njoftimin e klubit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco