Zyrtare: Joselu nënshkruan për Real Madridin

Zyrtare: Joselu nënshkruan për Real Madridin

11:39, 19/06/2023

Joselu do të jetë lojtar i Real Madridit sezonin e ardhshëm. 

Real Madridi ka zyrtarizuar marrëveshjen me Espanyol ku sulmuesi 33-vjeçar do të luajë në formë huazimi në Bernabéu në sezonin 2023-2024 . 

Joselu dhe Madridi shfrytëzuan klauzolën e përfshirë në kontratën e futbollistit, me të cilën, pasi të përfundonte zbritja në Kategorinë e Dytë, klubi duhej ta lironte nëse do të merrte një ofertë në të cilën do të barazohej paga e lojtarit. 

Megjithatë, klubi i bardhë ra dakord të negociojë për të gjetur një zgjidhje miqësore dhe rezultati i këtyre bisedimeve është një hua për të cilën Madridi do të paguajë 500,000 euro, me një opsion blerjeje jo të detyrueshme prej 1.5 milionë euro në 2024. 

Përveç kësaj, një opsion që bardheblutë të kenë një opsion preferencial për dy lojtarë të Castilla-s pasi të përfundojë faza e promovimit. 

Nesër, të martën në orën 11:00 do të bëhet prezantimi i tij në Valdebebas, siç ndodhi me Fran García, Brahim dhe Bellingham.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco