E mbani mend heroin e Italisë në vitin 2006? Ai udhëhoqi skuadrën drejt ngjitjes në Serinë A dhe më pas vendosi të largohej

E mbani mend heroin e Italisë në vitin 2006? Ai udhëhoqi skuadrën drejt ngjitjes në Serinë A dhe më pas vendosi të largohej

18:15, 15/06/2023

Fabio Grosso, legjenda e kombëtares italiane të futbollit dhe njeriu që i solli Italisë trofeun e fundit të Kupës së Botës (në vitin 2006) me golat e tij, çuditërisht u largua nga ekipi që drejtoi në Serie A.

Grosso u bë i famshëm në Botërorin e Gjermanisë në vitin 2006, kur i solli Italisë trofeun e fundit në Botëror me paraqitje dhe gola mjeshtërore dhe fati deshi që ai të shënonte golin e fundit në finale kundër Francës.

Pasi “vari këpucët në gozhdë”, Grosso iu përkushtua trainingut dhe në sezonin që sapo përfundoi arriti rezultatin më të mirë të karrierës së tij të shkurtër. Me Frosinone fitoi titullin kampion në Serinë B dhe me një lojë dominuese u ngjit në rangun më elitar të futbollit italian, Serinë A.

Image

Megjithatë, ai nuk do ta drejtojë këtë ekip në radhët elitare të futbollit italian. Grosso nuk do të  drejtojë më Frosinonen, raportoi Sky Sports.

Siç raportohet nga edicioni italian i Sky Sports, Frosinone po kthehet në Serie A pa Grosson, i cili ra dakord të ndahej në një takim të mërkurën pas përfundimit të kontratës së tij me klubin.

Grosso është i lidhur me klubin nga Ciociaro deri më 30 qershor, dhe Frosinone tani do të kërkojë një trajner të ri. Kujtojmë se Grosso erdhi në këtë klub në vitin 2021, kur pasoi një tjetër kampion bote nga viti 2006, Alessandro Nesta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco