Rrahmani, i drejtpërdrejtë: Humbja na nxjerr jashtë, por s’e kemi frikë Rumaninë

Rrahmani, i drejtpërdrejtë: Humbja na nxjerr jashtë, por s’e kemi frikë Rumaninë

17:37, 15/06/2023

Armir Rrahmani doli në krah të trajnerit Alain Giresse me statusin e kapitenit të “dardanëve”. Kampioni i freskët i Serisë A foli hapur, duke e pranuar se vetëm fitorja e kthen realisht në lojë Kosovën për kualifikimin.

“Sigurisht që do të bëjmë më të mirën për të fituar. Është një ndeshje me një kundërshtar të drejtpërdejtë dhe duhet t’i bëjmë pyetje vetes së çfarë duam. Është një ndeshje që do të vendosë shumë. Me një fitore të mundshme, Rumania do të shkëputej, kështu që nuk duhet ta lejojmë. Shpresoj që me mbështetjen e tifozëve t’ia dalim. Nëse mposhtemi, jemi 99% jashtë.”

Pa frikë ndaj Rumanisë: “Nuk kemi frikë, sepse kemi luajtur me skuadra dhe futbollistë edhe më të fortë. Frika e vetme është a jemi ne futbollistët e duhur dhe në momentin tonë për të fituar.”

Reflektimi për gabimet: “A kemi reflektuar për gabimet e bëra? E dimë që duhet të kishim gjashtë pikë. Në ndeshjen me Izraelin, kishim shanse për ta mbyllur ndeshjen në fund. Andorra, për shembull, pati vetëm një shans me ne, duhet të kishim bërë më mirë. Kemi bërë shumë gabime dhe kemi marrë dy rezultate jo të mira.”

Lojtarët e Rumanisë: “Njoh lojtarët që luajnë te Pisa, por sigurisht që njoh edhe sulmuesin e tyre kryesor, Puscas i Genoas është shumë i fortë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco