Bayern shumë pranë transferimit të mbrojtësit të Napolit

Bayern shumë pranë transferimit të mbrojtësit të Napolit

17:20, 15/06/2023

Gazetari i famshëm italian Gianluca Di Marzio pretendon se Bayern po përparon me bisedimet për të sjellë mbrojtësin Kim Min-Jae nga Napoli duke aktivizuar klauzolën në kontratën e tij.

26 vjeçari Kim ishte i mrekullueshëm gjatë sezonit të fundit në të cilin napolitanët fitoi Scudetton pas 33 vitesh. Bëhet fjalë për një futbollist taktikisht inteligjent dhe të fortë që ka dhënë një kontribut të madh në mbrojtje, por edhe në krijimin e aksioneve. Ai shpejt u bë një nga mbrojtësit më të mirë në Evropë, duke tërhequr vëmendjen e Manchester United dhe klubeve të tjera.

Image

Megjithatë, Djajtë e Kuq nuk janë më në pozitën më të mirë për të sjellë Kim dhe Bayern e ka marrë këtë rol.

Di Marzio dhe Sky Sport Germany pretendojnë se bavarezët janë gati të aktivizojnë klauzolën në kontratën e Kim dhe ta blejnë atë dhe kjo klauzolë vlen vetëm për klubet jashtë Italisë.

Bisedimet mes dy klubeve do të zhvillohen së shpejti, kështu që Kim së shpejti mund të jetë në Bundesligë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco