Guardiola surprizon punonjësit e klubit, u jep shpërblimet e triumfit në Champions

Guardiola surprizon punonjësit e klubit, u jep shpërblimet e triumfit në Champions

15:07, 15/06/2023

Pep Guardiola është mjaft i dashur në Manchester, por gjesti i tij i fundit mund ta rrisë popullaritetin e tij në Angli dhe kudo tjetër.

Sipas mediumit britanik “Daily Mail”, trajneri spanjoll ka vendosur t’ua ndajë krejt shpërblimet për triumfin në Ligën e Kampionëve punëtorëve të klubit Manchester City, përfshirë këtu edhe të atyre që punojnë në recepcion dhe pjesëtarëve të sigurimit.

Ide e ish-trajnerit të Barcelonës dhe Bayern Munchen është që t’i shpërblejë dhe t’i falënderojë ata për kontributin e tyre në suksesin e skuadrës.

Shuma e saktë është mbajtur sekrete, por norma e bonusit që marrin lojtarët më të paguar është 877 mijë euro.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco