Reali prezanton goditjen e madhe të merkatos, Bellingham merr numrin e Zidane

Reali prezanton goditjen e madhe të merkatos, Bellingham merr numrin e Zidane

12:48, 15/06/2023

Jude Bellingham është prezantuar sot zyrtarisht si futbollist i Real Madridit.

Në një konferencë të gjatë shtypi, Bellingham i përgjigjet të gjitha pyetjeve të gazetarëve, ndërkohë që klubi kishte përgatitur edhe një video prezantimi të lojtarit, me momentet më të bukura të karrierës së tij që nga fillimi.

Bellingham ka zgjedhur të veshë fanellën me numrin 5.

Ndoshta për një lojtar si Bellingham, duket një numër jo i zakonshëm, megjithatë është një numër me shumë vlerë kur bëhet fjala për Real Madridin.

Në të shkuarën, numrin 5 te Reali e ka mbajtur edhe legjenda Zinedine Zidane.

Bellingham u transferua nga Dortmundi për shumën e 100 milionë eurove, ndërkohë që edhe 30% do të rritet shuma për shkak të bonuseve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco