Interi gjen pasardhësin e Skriniar në Londër, paga e lartë e lojtarit pengesa e vetme

Interi gjen pasardhësin e Skriniar në Londër, paga e lartë e lojtarit pengesa e vetme

12:32, 15/06/2023

 

Simone Inzaghi ka piketuar Kalidou Koulibaly si lojtarin ideal për të zënë vendin e Milan Skriniar, që do të largohet nga Interi për pak ditë.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, mbrojtësi senegalez nuk bën pjesë në planet e Chelsea dhe drejtuesit zikaltër synojnë që ta sjellin sa më shpejt në Milano. Problemi i vetëm është paga e lartë e lojtarit, sepse Koulibaly fiton rreth 10 milionë euro në sezon, një shumë kjo që nuk përballohet nga klubi i  Zhang.

Interi synon që të huazojë lojtarin dhe shpreson që londinezët të paguajnë një pjesë të pagës së tij. Ose mund të bëhet një tratativë akoma më e gjerë, që përfshin edhe Lukaku dhe Onana.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco