Titulli kampion është detyrim, si pritet të transformohet Interi në merkaton e verës

Titulli kampion është detyrim, si pritet të transformohet Interi në merkaton e verës

12:25, 15/06/2023

 

Interi ka nevojë për riformatim në sulm dhe në mbrojtje për sezonin e ardhshëm, dhe vera nuk do të sjellë një merkato të lehtë për Piero Ausilion dhe Beppe Marottën, por gjithashtu as faraonike. Mes konkurrencës dhe ekuilibrit ekonomik, Interi i ri i Simone Inzaghit do të fillojë me disa siguri.

I pari është Nicolo Barella i cili është i paprekshëm kundrejt çdo oferte që vjen. E fundit është ajo prej 60 milionë eurosh nga Neëcastle, që është refuzuar menjëherë nga zikaltrit. Listës së të paprekshmëve i shtohen edhe Alessandro Bastoni, Calhanogli dhe Lautaro Martinez, që përbëjnë sipas Inzaghit boshtin e ekipit dhe janë vital në filozofinë e tij të lojës.

Më pas mes rinovimeve, konfirmimeve, por edhe afrimeve të reja, do të jetë një Inter i ribërë. Në mbrojtje largimi i Skriniar sjell automatikisht një mbrojtës të ri tek zikaltrit, që me shumë mundësi do të blejnë përfundimisht kartonin e Acerbit dhe do të rinovojnë me De Vrij. Largim i sigurt shihet edhe ai i Danilo D’Ambrosios, ndërsa nuk përjashtohet një lamtumirë e Robin Gosens. Objektivi kryesor për mbrojtjen është Koulibaly, por në pamje të parë duket si një pistë shumë e vështirë.

Në mesfushë Marcelo Brozovic nuk është më një i paprekshëm dhe Beppe Marotta ka caktuar çmimin prej 25 milionë eurosh për këdo që dëshiron shërbimet e kroatit. Në largim është gjithashtu edhe Roberto Gagliardini.  Objektivat e Interit janë dy, Sergej Milinkovic-Savic mbetet ëndrra e madhe e Inzaghit, ndërsa një tjetër alternativë është ajo e Davide Frattesit.

Në sulm, njësoj si në mbrojtje, është një repart që kërkohet shumë qartësi. Lukaku është një lojtar i Chelsea, por Ausilio po negocion me londinezët për një tjetër sezon në formë huazimi. Pothuajse i larguar shihet edhe Edin Dzeko që me shumë mundësi do të transferohet në Turqi te Fenerbahce.

Nuk duhet harruar këtu edhe Joaquin Correa që është me valixhet gati, pasi nuk ka bindur në asnjë moment që nga transferimi i tij në Milano. Kështu, në Milanon zikaltër, vera do të jetë e nxehtë, lojtarë do të afrohen dhe do të largohen, për t’i vendosur Inzaghit tashmë objektivin e padiskutueshëm, titullin kampion dhe yllin e dytë në fanellë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco