Amerikanët dhe futbolli, qielli dhe toka: Në rrugët e Miamit, askush nuk e di se kush është Lionel Messi

Amerikanët dhe futbolli, qielli dhe toka: Në rrugët e Miamit, askush nuk e di se kush është Lionel Messi

22:58, 14/06/2023

Prej kohësh dihet se futbolli nuk është një sport shumë i njohur në Shtetet e Bashkuara dhe kalimi i Lionel Messit te Inter Miami duhet të rrisë në mënyrë drastike popullaritetin e tij në këtë vend.

Dëshmi për këtë është një sondazh i kryer në rrugët e Miami nga tiktokeri i famshëm Jon-Bernard Kairouz.

Ai pyeti kalimtarët e rastësishëm nëse e dinin se kush ishte Lionel Messi dhe nëse ishin në dijeni se ai do të luante në klubin nga Florida, të cilëve ata u përgjigjën të habitur se nuk e dinin se kush ishte.

“Kush po vjen në Miami?”, “E keni fjalën për Missy Elliott?”, “Unë e di vetëm kush është Lebron James”, ishin disa nga përgjigjet e tyre.

Amerikanët dhe futbolli, qielli dhe toka: Në rrugët e Miamit, askush nuk e di se kush është Lionel Messi

 

 

 

Kujtojmë se futbollisti legjendar argjentinas vendosi t'i bashkohet Inter Miamit pas një periudhe dyvjeçare te Paris Saint Germain.

Nuk ka nevojë të flasim për paraqitjen e tij në Barcelonë. Mjafton të thuhet se ai ka fituar shtatë Topa të Artë, prandaj nuk ka të barabartë në botën e futbollit.

Në dhjetor, “Pleshti” fitoi Kupën e Botës me Argjentinën e tij, i vetmi trofe që i mungonte në karrierën e tij të pasur.

Messi do të fitojë afërsisht 50 milionë dollarë në sezon në SHBA, por ka bonuse të shumta që do ta bëjnë atë një nga sportistët më të paguar në planet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco