Mbappe zbulon të ardhmen e tij: PSG e dinte

Mbappe zbulon të ardhmen e tij: PSG e dinte

11:19, 14/06/2023

Letra me të cilën Kylian Mbappe paralajmëroi PSG-në se nuk kishte ndërmend të rinovonte kontratën, ka lënë të habitur pronarin e klubit parisien nga Katari.

Vetë kampioni francez ka dashur të sqarojë pozicionin e tij përmes “Agence France-Presse”.

Sipas lojtarit, PSG e kishte ditur tashmë prej një viti qëllimin e tij për të mos zgjatur kontratën përtej 2024:

“Bordi ishte informuar tashmë në 15 korrik 2022 për vendimin tim për të mos zgjatur përtej vitit 2024”, sqaroi në shënim Mbappe.

"Unë kurrë nuk kam diskutuar një zgjatje të kontratës përtej 2024 me PSG. Emaili që dërgova ishte vetëm një konfirmim me shkrim i asaj që tashmë ishte komunikuar verbalist”, shpjegon francezi.

Mbappe saktësoi se nuk i kishte kërkuar klubit francez të largohej këtë verë. Kështu që tani Mbappe dhe shoqëruesi i tij dënojnë faktin që letra është publikuar në media dhe se këto shkëmbime diskutimesh janë bërë publike me qëllimin e vetëm për të dëmtuar imazhin e tyre dhe mbarëvajtjen e diskutimeve me klubin.

Mbappe, kampion bote i vitit 2018 me Francën, i kërkuar veçanërisht nga Real Madridi, kishte zgjatur deri në vitin 2024 kontratën me PSG-në, me mundësinë që të aktivizonte një opsion edhe për një vit.

Sipas një burimi të afërt me negociatat në atë kohë, megjithatë, PSG tani nuk ka ndërmend ta lërë lojtarin të lirë në një vit, kur i skadon kontrata. Ndaj është e pashmangshme mundësia konkrete për të asistuar këtë verë në një transfertë miliona dollarësh, e cila duhet të konkretizohet deri më 31 korrik.

Mbappe u ka dhënë një përgjigje thashethemeve të merkatos  se sulmuesi francez është i vendosur për t'u transferuar te Real Madrid. Kjo është përgjigjja në Twitter e numrit 7 të PSG-së ndaj një postimi të “Le Parisien”:

“Gënjeshtra sa më të mëdha të jenë aq më shumë përhapen. Tashmë kam thënë që sezonin e ardhshëm do të vazhdoj te PSG ku jam shumë i lumtur”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco