Mësohet arsyeja pse Granit Xhaka nuk është zyrtarizuar ende te Bayer Leverkusen

Mësohet arsyeja pse Granit Xhaka nuk është zyrtarizuar ende te Bayer Leverkusen

09:15, 14/06/2023

Granit Xhaka, mesfushori i Kombëtares së Zvicrës luajti sezonin e fundit në Premier League te skuadra e Arsenalit.

Ai tashmë ka arritur marrëveshje verbale me ekipin gjerman, Bayer Leverkusen, por transferimi i tij është duke u vonuar shkaku i klubit “Topçinjë”.

Xhaka është përshëndetur me të gjithë në Arsenal, por Mikel Arteta nuk e lë të largohet derisa të gjejë një zëvendësues për të.

Në fakt, punimet për të nënshkruar me një mesfushor te Arsenali janë duke vazhduar, kurse nga korriku fillon puna intensive për gjetjen e zëvendësuesit të Granit Xhakës.

Për momentin në listën e Arsenalit janë lojtarët, si Declan Rice dhe Caicedo i Brightonit, por ende nuk ka ndonjë marrëveshje.

Kurse Xhaka tashmë ka vendosur për të ardhmen dhe do të jetë Leverkusen, që ka trajner legjendën e futbollit spanjoll, Xabi Alonso.

Kujtojmë që sezonin që lam pas, Xhaka ishte një mjeshtër i vërtetë në mesfushën e Arsenalit. 30-vjeçari në të gjitha garat zhvilloi 47 ndeshje, shënoi nëntë gola dhe bëri shtatë asiste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco