Mbappe sulmon PSG-në: Nuk kemi folur kurrë për rinovimin...

Mbappe sulmon PSG-në: Nuk kemi folur kurrë për rinovimin...

13:47, 13/06/2023

Një ditë pasi L'Equipe publikoi se Mbappé nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën me PSG-në, lojtari ka thyer heshtjen, përmes një deklarate të shkurtër të dhënë për AFP, në të cilën ai siguron se në asnjë moment nuk kishte diskutuar rinovimin e tij me ekipin parisienin dhe se, përveç kësaj, lajmi për mosvazhdimin e kontratës së tij ishte i njohur për klubin që nga 15 korriku 2022.

Deklaratat janë një përgjigje ndaj informacionit të publikuar këtë të hënë nga gazeta L'Équipe.

“Kurrë nuk kam diskutuar rinovimin e kontratës me PSG-në”, ka thënë Kylian Mbappé. 

Më vonë, francezi hodhi bombën që drejtuesit e kampionit aktual të Ligue 1 e dinin prej gati një viti për vendimin e tij për të mos vazhduar në vitin 2024.

“Drejtoria e klubit, një vit më parë, u informua më 15 korrik 2022 me vendimin tim për të mos rinovuar dhe qëllimi i vetëm i letrës ishte konfirmimi i asaj që tashmë ishte thënë gojarisht më parë”, përfundon deklarata e lëshuar pak minuta më parë për AFP .

Lojtari ka vendosur të bëjë një hap përpara pas një sezoni zhgënjyes, plot premtime të thyera dhe që përfundoi me një vendim që dihej prej gati një viti , kur lojtari, siç konfirmohet nga AFP, i njoftoi gojarisht drejtuesit e klubin që nuk do ta rinovonte në vitin 2024.

Katari tanimë është i gatshëm ta shesë dhe nuk e konsideron të patransferueshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco