Perez prezanton Brahim Diaz: Te Milani le gjurmë, tani do nderosh fanellën e Realit!

Perez prezanton Brahim Diaz: Te Milani le gjurmë, tani do nderosh fanellën e Realit!

13:18, 13/06/2023

Brahim Diaz është rikthyer te Real Madrid pas tre sezoneve të shkëlqyera te Milani.

Mesfushori u prezantua këtë të martë te “Los Blancos”, ndërsa presidenti i klubit, Florentino Perez, theksoi kontributin e Diaz te Milani, ndërsa shtoi se ka ardhur momenti që ai të bëjë të njëjtën gjë edhe te Reali.

“Ne mirëpresim një nga ata lojtarë që do të na bëjë edhe më të fortë. Qëllimi ynë është të vazhdojmë ta përmirësojmë këtë ekip. Askush nuk duhet të ketë dyshime, ne do të vazhdojmë të ndërtojmë një ekip fitues. Çdo fitore na jep shtysë për të marrë edhe një tjetër, Reali është i pangopur.

Sot Brahim kthehet në Madrid. Mirë se erdhe në shtëpi, pasi le gjurmë në një nga klubet më legjendare, atë të Milanit. Ne e dimë se sa shumë ke luftuar për ta veshur sërish këtë fanellë. Tifozët madrilen do të vlerësojnë futbollin dhe magjinë tënde, ne jemi të lumtur me kthimin tënd”, u shpreh kreu i Real Madridit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco