Rrëfimi prekës i mbrojtësit ukrainas të Arsenalit: Na sulmojnë natën, nuk kam më shokë nga Rusia

Rrëfimi prekës i mbrojtësit ukrainas të Arsenalit: Na sulmojnë natën, nuk kam më shokë nga Rusia

11:43, 13/06/2023

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë vazhdon prej më shumë se një viti dhe pasojat janë të rënda.

Veç ushtarëve që kanë humbur jetën në betejë, të shumtë janë edhe fëmijë të pafajshëm që kanë rënë pre e sulmeve ruse.

Mbrojtësi i Arsenalit, Oleksandër Zinçenko, arriti të largohej nga Ukraina duke u transferuar në Londër, por në mendjen e tij është populli ukrainas.

Mbrojtësi është rikthyer në vendin e tij të lindjes dhe largohet me dhimbje të madhe, teksa në një rrëfim të gjatë, ai ka prekur jo pak me gjërat që ka parë në Ukrainë.

“Të jetoja një javë në Ukrainë me kushtet që pashë, është e frikshme. Kjo është një luftën por unë kuptova diçka. Është e pabesueshme se si një situatë lufte e tillë kthehet në rutinë për popullin dhe vazhdojnë të jetojnë normalisht.

Rusia po sulmon me bomba gjatë natë dhe nga ora 1 e mëngjesit deri në orën 5, ka sulme të shumta. Ata mendojnë se njerëzit po flenë, duke tentuar t’iu shkaktojnë frikë. Imagjinojeni nëse jeni duke fjetur dhe dëgjoni alarmin e sulmeve ajrore. Menjëherë duhet të merrni foshnjat dhe të fshiheni në bunker sepse nuk i dihet çfarë ndodh, nuk dihet nga vjen sulmi dhe nëse mund të jetosh.

Kam pasur shokë nga Rusia, ndoshta jo shumë, por kam pasur. Tani ai rreth është zeruar, nuk kam më asnjë. Duhet bërë diçka, të gjithë mund të bëjmë diçka dhe ta ndalim këtë”, shprehet Zinçenko.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco