U dëmtua në ‘Roland Garros’, Alcaraz nis misionin për të shkëlqyer në ‘Wimbledon’

U dëmtua në ‘Roland Garros’, Alcaraz nis misionin për të shkëlqyer në ‘Wimbledon’

10:44, 13/06/2023

Carlos Alcaraz, nuk pati fatin me vete në gjysmëfinalen e Roland Garros ndaj Djokovic duke qenë se dëmtoi kyçin e dorës në fillimin e setit të dytë dhe më pas e pati thuajse të pamundur të rivalizonte me serbin.

Megjithatë, dëmtimi nuk duket serioz dhe spanjolli i është rikthyer stërvitjes, të paktën asaj në planin fizik dhe jo teknik.

Synimi i 20-vjeçarit tashmë është rikthimi në formën optimale për turneun e tretë “Grand Slam” të këtij sezoni, “Wimbledon”.

Alcaraz humbi pozicionin si numri një i botës në Francë, megjithatë në tokën angleze, spanjolli do të tentojë mrekullinë ku sërish shihet si një nga pretendentët kryesorë për t’i shkuar eventit deri në fund.

Edhe në këtë rast, kundërshtari i tij kryesor do të jetë Novak Djokovic që vjen me moralin lart pas triumfit në “Roland Garros” me serbin që është shndërruar edhe në tenistin më të titulluar me 23 trofe “Grand Slam” në karrierë.

Kujtojmë se “Wimbledon” do të startojë më datë 3 korrik dhe do të zgjasë deri më 16 korrik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco