VIDEO/ Atmosferë elektrizuese për finalen e Championsit, tifozët e Interit dhe Cityt ‘pushtojnë’ Stambollin

VIDEO/ Atmosferë elektrizuese për finalen e Championsit, tifozët e Interit dhe Cityt ‘pushtojnë’ Stambollin

16:19, 10/06/2023

Atmosferë elektrizuese para finales së madhe të Champions League.

Tifozët e Interit dhe të Manchester Cityt kanë mbushur baret në qendër të Stambollit, teksa po përgatiten për të përjetuar magjinë e këtij dueli special.

Atmosfera ishte unike në parqet qendrore e po ashtu në zonat e dedikuara për fansat, ndërkohë që shumë prej vizitorëve e shfrytëzuan kohën për të bërë fotografi në atraksionet e metropolit turk. 

Shumë të tjerë zgjodhën të qëndronin në bare e restorante, e këndonin këngë dhe brohoritnin për ekipin e tyre të zemrës. 

Një pjesë e tifozëve bënë foto me trofeun zyrtar të Ligës së Kampioneve, që do të qëndrojë i ekspozuar deri sa të niset në stadiumin “Ataturk” për finalen e madhe. 

Impianti ku do të luhet finalja ka një kapacitet prej 75 mijë spektatorësh dhe do të jetë i tejmbushur. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco