Vendimi i papritur i Partizanit, mbyll bashkëpunimin me Elton Marinin

Vendimi i papritur i Partizanit, mbyll bashkëpunimin me Elton Marinin

12:54, 05/06/2023

 

Partizani largon drejtorin sportiv edhe pse sezoni u mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme, me titullin e 17 në histori. Elton Marini mbyll bashkëpunimin me të kuqtë në rolin e drejtuesit, por jo në forma të tjera.

Lajmi që qarkullonte prej disa ditësh në mediet sportive u zyrtarizua sot nga vetë klubi i kuq.

Njoftimi i Partizanit:

“FK PARTIZANI njofton mbylljen konsensuale të bashkëpunimit me Drejtorin Sportiv, Elton Marini. Partizani falënderon Marinin për gjithçka ka dhënë për klubin e kuq në një vit të suksesshëm ku Partizani u shpall Kampion i Shqipërisë. Bashkëpunimi i Partizanit me Marinin do të vazhdojë në forma të tjera.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco