Serie A/ Napoli e mbyll vitin historik me fitore, Osimhen dhe Simeone i vendosin vulën titullit

Serie A/ Napoli e mbyll vitin historik me fitore, Osimhen dhe Simeone i vendosin vulën titullit

21:27, 04/06/2023

Napoli e ka mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme Serinë A, duke fituar edhe ndeshjen e fundit të sezonit në stadiumin e tij përballë Sampdorias, për të bërë edhe më entuziazmuese festën e titullit.

Një sukses 2-0 i cili ka ardhur falë golit me penallti të Osimhen e më pas të Simeones, që ka bërë më të thjeshtë suksesin për ekipin e Spaletit, në ndeshjen e fundit të trajnerit në pankinën e klubit të kaltër.

Një kampionat i cili është mbyllur me sulmin më të mirë me 77 gola të shënuar, me mbrojtjen më të mirë me 28 gola të pësuar dhe me golashënuesin më të mirë të Serisë A.

Me golin e shënuar sot, Viktor Osimhen e ka mbyllur në kuotën e 26 golave këtë edicion historik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco