‘San Siro’ hap dyert për finalen e Championsit, çmimet simbolike të biletave

‘San Siro’ hap dyert për finalen e Championsit, çmimet simbolike të biletave

21:14, 04/06/2023

Interi arriti të bënte një sezon deri diku të suksesshëm duke arritur në finalen e Ligës së Kampioneve.

Zikaltrit do të përballen me Manchester Cityn në finale, në një ndeshje ku diferencat në letër janë shumë të mëdha.

Drejt Stambollit do të udhëtojnë me mijëra tifozë, por të shumtë janë edhe ato që nuk do të kenë mundësi ta ndjekin ndeshjen në stadium.

Për këtë, Interi ka vendosur të hapë dyert e “San Siros” ku do të vendoset një ekran gjigant për të transmetuar takimin, sipërfaqja e të cilit arrin në 400 metra katror.

Ky ekran gjigant do të vendoset në unazën e dytë të pjesës portokalli të tribunës, teksa pjesa tjetër e stadiumit do të jetë e mbushur me tifozë.

Sakaq, janë publikuar edhe çmimet e biletave për të parë ndeshjen në “San Siro” dhe janë ndarë në 3 kategori.

Bileta më e shtrenjtë kushton 20 euro, ndërkohë që kategoria e dytë ka çmimin 14 euro.

Kategoria e fundit që është në unazën e tretë, ka çmimin 10 euro.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco