Kur kanë mbetur edhe 9 ditë nga finalja e Stambollit mes Manchester City dhe Interit mund të ndryshojë papritur gjyqtari i aktit final të këtij edicioni të Champions League.
Polaku Szymon Marciniak ka marrë pjesë në një event të organizuar nga lideri i ekstremit të djathtë polak Mentzen, i njohur për qëndrimet e tij homofobe dhe antisemite.
Një vendim (që nuk ka precedentë) do të merret nesër, por ndërkohë UEFA ka bërë të ditur se i ka kërkuar gjyqtarit sqarime urgjente, pasi e ka marrë shumë seriozisht këtë çështje, duke theksuar se UEFA vetë dhe i gjithë komuniteti futbollistik janë kundër ideve që propagandohen nga grupi në fjalë
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: