FOTO/ Granit Xhaka i jep fund dilemave për të ardhmen e tij, përshëndetet me klubin

FOTO/ Granit Xhaka i jep fund dilemave për të ardhmen e tij, përshëndetet me klubin

14:28, 28/05/2023

Granit Xhaka do të largohet nga Arsenali në fund të sezonit dhe tashmë nuk ka dyshime për këtë. Pas shumë zërave për një kalim të mundshëm në Bundesligë te Leverkuseni, duket se gjërat kanë nisur të qartësohen.

Vetë mesfushori shqiptar ka publikuar një foto në profilin e tij në “Instagram” me disa nga momentet më të bukura, si edhe numëron trofetë që ka fituar. Në mes të sukseseve të fituara, është edhe një “Faleminderit topçinj”.

Image

Arsenali do të luajë edhe ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Wolves, që “topçinjtë” shërben vetëm për statistikë pasi kampionati është fituar nga City dhe vendi i dytë në klasifikim është blinduar. Kjo do të jetë edhe ndeshja e fundit për Xhakën me fanellën e Arsenalit, për të cilët ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco