City dhe Inter finalistët e Champions, ky është bilanci në ndeshje direkte mes ekipeve

City dhe Inter finalistët e Champions, ky është bilanci në ndeshje direkte mes ekipeve

19:41, 18/05/2023

Janë përcaktuar ekipet që do të zbresin në “Ataturk Olimpiyat” të Stambollit për finalen e Champions League. Manchester City dhe Inter do të jenë përballë njëri-tjetrit në natën e magjishme të 10 qershorit.

Këto ekipe, nuk janë përballur kurrë me njëri-tjetrin më parë në kompeticionet europiane, kjo është hera e parë që Manchester City dhe Inter do të jenë përballë në një kompeticion europian.

Megjithatë, “citizens” dhe zikaltrit janë përballur dy herë në miqësore të vitit 2010 dhe 2011. Bilanci i dy finalistëve të Championsit është i barabartë në përballje direkte.

Interi ka arritur të mposhtë në vitin 2010 Cityn me rezultatin 3-0, ndërsa një vit më vonë “citizens” i kanë kthyer reston duke i mposhtur me të njëjtin rezultat. Të shtunën e 10 qershorit, skuadra angleze dhe italiane do të vihen përballë në finalen e Champions League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco