Fundi i 'periudhës së artë' për Liverpool, në verë largohen katër lojtarë

Fundi i 'periudhës së artë' për Liverpool, në verë largohen katër lojtarë

19:15, 18/05/2023

Kishte kohë që “qarkullonte në ajër”, tani është zyrtare, Roberto Firmino, Naby Keita, James Milner dhe Alex Oxlade-Chamberlain do të largohen nga Liverpool në fund të kontratës.

Këtë lajm e ka bërë të ditur klubi i “The Reds”, i cili ka falënderuar katër lojtarët, protagonistë të një periudhe të artë.

Gjatë kësaj periudhe ata siguruan Champions League 2019 dhe më pas Kupën e Botës për Klube dhe Premier League, duke e rikthyer Liverpoolin në krye të Anglisë pas 30 vitesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco