Mane u takua me drejtuesit e Bayernit dhe i informoi për vendimin e tij

Mane u takua me drejtuesit e Bayernit dhe i informoi për vendimin e tij

18:55, 18/05/2023

Sadio Mane nënshkroi për Bayernin verën e kaluar, kur bavarezët e sollën nga Liverpooli, por senegalezi nuk arriti të tregonte më të mirën e tij dhe për këtë arsye u fol për mundësinë e largimit nga Mynihu. Megjithatë, sulmuesi me përvojë ka zhvilluar një takim me Hasan Salihamidzic dhe drejtuesit e klubit dhe ka thënë se dëshiron të qëndrojë.

Gazetari i njohur Fabrizio Romano zbuloi se ka pasur bisedime mes Sadio Mane dhe drejtuesve të Bayernit dhe senegalezi e ka bërë të qartë pozicionin dhe do të qëndrojë sezonin e ardhshëm.

“Kohët e fundit janë zhvilluar diskutime mes Bayern Munich, Sadio Mane dhe agjentëve të tij për të sqaruar gjërat pas një sezoni të parë të vështirë.

Mane dëshiron të qëndrojë. Ai shpreson të fitojë trofe dhe të ndryshojë kurs te Bayern sezonin e ardhshëm”, ka shkruar Romano.

Sadio Mane ka kontratë me Bayernin deri në verën e vitit 2025. Në sezonin aktual, lojtari afrikan ka luajtur 37 ndeshje, gjatë të cilave ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime.

Image

Sigurisht, sezoni i Mane te Bayern u shënua nga një konflikt me Leroy Sane, të cilin ai e goditi dhe u pezullua për pak kohë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco