Skuadra e Manchester Cityt është dy herë më e shtrenjtë se ajo e Interit

Skuadra e Manchester Cityt është dy herë më e shtrenjtë se ajo e Interit

18:08, 18/05/2023

Manchester City shkatërroi Real Madridin në gjysmëfinale të Champions League dhe caktoi një përballje finale me Interin, një skuadër që vlen dy herë më pak në merkato.

City, i “shtyrë” nga financat nga Abu Dhabi, është në rrugë të mbarë për të fituar kurorën e parë të trefishtë në historinë e klubit. Skuadra e menaxherit Pep Guardiola është afër fitimit të titullit të tretë radhazi në kampionat, do të luajë finalen e FA Cup me rivalët e qytetit Manchester United, si dhe do të luftojë për trofeun e Champions League kundër Interit.

 

Nga ana tjetër, zikaltërit nuk ishin konsistent në Serinë A këtë sezon, por arritën të marrin disa rezultate të mira dhe janë në top 4 skuadrat e renditjes, si dhe në finalen e Kupës së Italisë ku i pret Fiorentina. Megjithatë, surpriza e madhe është “udhëtimi” i tyre i pabesueshëm në Champions League.

Manchester City ka një skuadër të vlerësuar në 1.05 miliardë euro, ku vetëm sulmuesi Erling Haaland vlen rreth 170 milionë euro dhe kolegu i tij Phil Foden 110 milionë euro.

 

Vlera e skuadrës së Interit është 534 milionë euro dhe lojtarët më të vlefshëm janë Lautaro Martinez dhe Nicola Barella, të cilët vlejnë përkatësisht 80 dhe 70 milionë euro.

 

Edhe pse teknikisht është e pamundur të përcaktohet me të vërtetë vlera e një lojtari individual në futbollin modern, dallimet në cilësi dhe kosto midis dy skuadrave janë të dukshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco