VIDEO/ 'He Hey Sports', Broja shkrihet së qeshuri me shokun e skuadrës

VIDEO/ 'He Hey Sports', Broja shkrihet së qeshuri me shokun e skuadrës

17:19, 18/05/2023

Bashkëpunimi i Chelsea-t me kompaninë e njohur të videolojërave “EA Sports” vazhdon me Armando Brojën që është sërish protagonist.

Kësaj radhe sulmuesi shqiptar, së bashku me Joao Felix dhe Noni Madueke duhet të imitonin sloganin e njohur të kompanisë, “EA Sports: to the Game!”.

Për sulmuesin anglez dhe atë të Kombëtares kuqezi nuk ishte dhe aq e vështirë, por nuk mund të thuash të njëjtën gjë për portugezin.

Ndryshe nga Broja dhe Madueke, Joao Felix nuk mund të përdorte theksin britanik për të përsëritur sloganin, duke thënë “He Hey Sports” dhe kjo gjë bëri që dy sulmuesit e tjerë të Chelsea-t të shpërthenin në të qeshura.
Për t’i dhënë një mundësi tjetër portugezit, Broja ndërroi vendin me të në mënyrë që ta thoshte i dyti, por përsëri Felix gaboi në theksin që duhej përdorur, me 21-vjeçarin e Kombëtares tonë dhe Madueken që sërish nuk mund t’i mbanin dot të qeshurat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco