Lëkundet stoli i Ancelottit, ja cili do të jetë destinacioni i ri i teknikut italian

Lëkundet stoli i Ancelottit, ja cili do të jetë destinacioni i ri i teknikut italian

17:09, 18/05/2023

Eliminimi mbrëmjen e djeshme në Champions League ndaj Manchester City, duket se e ka lëkundur stolin e Carlo Ancelottit. Trajneri italian mund të jetë duke drejtuar sezonin e tij të fundit te Real Madrid.

Presidenti i “los blancos” Florentino Perez është gati të japë dritën jeshile për largimin e Ancelottit. Sipas “Sportmediaset” destinacioni më i mundshëm për të vazhduar karrierën tekniku 63-vjeçar është Brazili.

Kombëtarja braziliane do të bëjë të ditur listën e lojtarëve për ndeshjet e qershorit më 25 maj, dhe një konfirmim i Ancelottit është i mundshëm të ndodhë.

Në rast se ish-tekniku i Milanit merr drejtimin e kombëtares së Brazilit, do të ishte trajneri i parë italian që drejton “Seleçao”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco